-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi thirrje Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisës së Lirisë, Tedi Blushi në një konferencë për shtyp i bëri thirrje shoqërisë civile, Këshillit të Europës dhe institucioneve të Bashkimit Europian që monitorojnë ecurinë e reformave demokratike.

Sipas tij, Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor. Blushi shprehet se Partia e Lirisë dënon me forcë ndërhyrjet që Rama po bën në bashkinë e Tiranës dhe të Vlorës.

“Partia e Lirisë kërkon:
1. Të ndalet menjëherë çdo formë ndërhyrjeje politike në punët e brendshme të bashkive;
2. Të respektohet me rigorozitet autonomia kushtetuese dhe ligjore e pushtetit vendor;
3. Të ndërhyjnë institucionet përkatëse, brenda dhe jashtë vendit, për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e autonomisë vendore;
4. Të merren masa ligjore dhe institucionale ndaj çdo akti që cenon ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e organeve vendore të zgjedhura nga qytetarët;
5. Të gjitha shoqatat që përfaqësojnë bashkitë, pa dallim bindjesh politike, të mbajnë qëndrime të qarta për mbrojtjen e autonomisë vendore dhe të ftohet zyrtarisht për të monitoruar situatën Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në Strasburg, si dhe institucionet përgjegjëse të Komisionit Evropian.

Partia e Lirisë u bën thirrje shoqërisë civile, Këshillit të Europës dhe institucioneve të Bashkimit Europian që monitorojnë ecurinë e reformave demokratike, të reagojnë me vendosmëri ndaj këtij precedentit të rrezikshëm që minon demokracinë lokale dhe rendin kushtetues të vendit.

Shqipëria nuk mund të drejtohet me dorë të hekurt nga një njeri që kërkon të kthejë pushtetin në pronë personale. Demokracia nuk mund të funksionojë pa ndarje pushtetesh dhe pushteti vendor nuk është dekor ceremonial, por themel i një shteti demokratik, funksional dhe pranë qytetarit.”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit