Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, së bashku me IMT, Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, zhvilluan aksione në zona kyçe të Tiranës si Bulevardi “Zogu i Parë” dhe Pazari i Ri, për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike.
Hoxha apeloi që subjektet të lirojnë vullnetarisht hapësirat e zëna, duke siguruar një qytet më të pastër dhe të aksesueshëm.
Shumë biznese kanë nisur të çmontojnë strukturat e paligjshme, ndërsa ministri falënderoi qytetarët dhe strukturat për përkrahjen.