-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Netanyahu takohet me Herzog para bisedimeve në SHBA

Kryesoret

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me presidentin Isaac Herzog, pak para nisjes për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.

Herzog theksoi nevojën për përparim në bisedimet për lirimin e pengjeve dhe arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, duke mbështetur përpjekjet edhe pse me sfida të mëdha.

Gjatë mungesës së Netanyahu-t, Ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe Ministri i Drejtësisë Yariv Levin do të kryejnë detyrat e tij në qeveri.

Ndërkohë, një delegacion izraelit është nisur për në Doha për bisedime indirekte me Hamasin, me ndërmjetësim të Katarit, SHBA-ve dhe Egjiptit, për të arritur një armëpushim dy-mujor që mund të çojë në një marrëveshje më të gjerë paqeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit