Futbollisti i njohur brazilian Neymar dhe partnerja e tij, modelja Bruna Biancardi janë bërë prindër. Çifti kanë sjellë në jetë vajzën e dytë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Mel.
“Mel-i ynë erdhi në jetë, për ta plotësuar dhe ëmbëlsuar edhe më shumë botën tonë. Mirë se erdhe, bijë! Zoti e bekoftë jetën tënde dhe të të mbrojë nga çdo e keqe! Jemi të emocionuar të nisim këtë kapitull të ri me ty. Të duam”, shkruan Neymar dhe Bruna në Instagram.