-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Obama paralajmëron Biden për fushatën e vështirë

Kryesoret

Një libër i ri nga gazetarët Josh Dossey, Tyler Pager dhe Isaac Arnsdorf zbulojnë tensionet mes ish-presidentit Barack Obama dhe presidentit Joe Biden gjatë përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024. Obama, i shqetësuar për mënyrën si po drejtohej fushata e Biden-it, i bëri thirrje presidentit dhe stafit të tij për ndryshime urgjente, duke e cilësuar situatën si “një rrëmujë”.

Megjithatë, disa nga ndihmësit e Biden-it e perceptuan përfshirjen e Obamës si arrogante dhe të panevojshme. Pas paralajmërimit, Biden dërgoi Jen O’Malley Dillon të menaxhonte fushatën në Wilmington, ndërsa Mike Donilon mbeti strategu kryesor në Uashington.

Pas një performance të dobët në debat me Donald Trump, Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje, duke i dhënë Kamala Harris pak kohë për të kandiduar.

Ndërkohë, Trump vazhdoi ta kritikoje ashpër Biden-in, por në një bisedë telefonike pas zgjedhjeve, ai u tregua më i butë dhe madje sugjeroi një miqësi hipotetike në një “jetë tjetër”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit