Nga përmbytjet në Teksasin qendror kanë humbur jetën 51 persona, përfshirë edhe 15 fëmijë. Ndërkohë ekipe shpëtimi po punojnë për të kërkuar personat e zhdukur dhe deri tani janë shpëtuar rreth 850.
Zona më e prekur është Qarku Kerr, ku kanë vdekur 43 persona dhe ku 27 fëmijë mbeten të zhdukur nga një kamp rinor i krishterë i vendosur përgjatë lumit Guadalupe.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se administrata e tij po punon ngushtë me autoritetet lokale për t’iu përgjigjur emergjencës.
Ndërsa sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha se qeveria federale do të dërgonte Rojën Bregdetare për të ndihmuar në kërkim.
Ndërkohë parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se Teksasi qendror mund të përballet me më shumë përmbytje këtë fundjavë.