Puna për izolimin e zjarrit në landfillin e Elbasnait po vijon prej disa ditësh. Në terren janë angazhuar mbi 50 forca të shërbimit zjarrfikës, bashkisë dhe shtrisë, të pajisur me mjete zjarrfikëse si dhe me rreth 20 kamionë, fadroma dhe traktorë.
Tymi që është përhapur po ndikon në shëndetin e banorëve të zonës, si dhe ndotjen e mjedisit. Pasojat e zjarrit kanë sjellë katastrofë mjedisore të jashtëzakonshme.