Një stuhi e fortë me rrebeshe shiu ka goditur Hungarinë. Aeroporti i Budapestit ka pezulluar përkohësisht fluturimet pasi pistat janë mbushur me mbeturina dhe uji ka mbuluar ndërtesën e terminalit.
“Stuhia e fortë… preku edhe Aeroportin Ndërkombëtar Ferenc Liszt të Budapestit. Për shkak të mbeturinave në pistë, ato u mbyllën për arsye sigurie dhe operacionet e aeroportit janë pezulluar përkohësisht”, thuhet në deklaratë.









