Profesori amerikan, Alon Ben Meir shprehet se bllokada politike që po ndodh në Kosovë është një “uzurpim” i rrezikshëm i demokracisë. Ben Meir deklaron se lideri i LVV-së, Albin Kurti, duhet t’i japë fund një bllokade të tillë politike.
“Është e vështirë të imagjinohet se si një vend i vogël që po përjeton vështirësi të mëdha ekonomike dhe ndodhet në konflikt të vazhdueshëm me fqinjët e tij, është ende nën një qeveri kujdestare katër muaj pas zgjedhjeve kombëtare.
Kryeministri Kurti duhet t’i japë fund bllokadës, pasi kjo situatë nuk flet mirë për të në momentin kur, pashmangshëm, do të mbahen zgjedhje të reja”, ka shkruar Ben Meir.
Kur flet për zgjidhjet e mundshme, profesori amerikan Ben Meir thotë se propozimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qeveri të unitetit, duhet të merret shumë seriozisht.