Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një intervistë ka folur mbi aksionin e ndërmarrë nga bashkia në lidhje me lirimin e hapësirave publike.
Dredha ka treguar disa nga arsyet e dorëheqjes së drejtuesve të bashkisë së Vlorës. Ai ka thënë që gjithmonë janë në kërkim të mundësive të reja dhe profesionistëve të rinj. Dredha ka nënvizuar se deputetët e rinj socialiste dhe ata aktual po bashkohen për të punuar në terren.
“Drejtorët nuk janë shkarkuar pa të drejtë, nuk kemi asnjë vendim antikushtetues. Në këtë aspekt, ata nuk janë shkarkuar pa të drejtë, por ne kërkojmë nga vetja të bëjmë më të mirën e mundshme dhe këtë e kemi si detyrë ndaj vetes dhe ndaj atyre që punojnë me ne. Jemi gjithmonë në kërkim të mundësive të reja dhe për të dhënë mundësi profesionistëve të rinj.
Ne duam të bëjmë më të mirën për Vlorën, dhe kjo është një filozofi dhe strategji e re, ku edhe deputetët e rinj dhe ata aktual të PS-së po bashkohen për të punuar në terren”, ka thënë Dredha në emisonin “Now”.