Dy persona u arrestuan në vendin e quajtur “Mazren” në fshatin Viskovë në Mallakastër. 33-vjeçari Admir Heqimaj dhe 18-vjeçari Krenar Mesutaj kishin kultivuar 132 bimë narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu është proceduar penalisht kryetari i fshatit Viksovë, A.Ç., 63 vjeç për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.