-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja: Kemi nevojë për drejtësi që jep llogari për rezultatet e saj

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë një aktiviteti vlerësoi reformën në drejtësi. Manja tha se SPAK është një nga arritjet më të prekshme të reformës në drejtësi dhe një reformë e ndërtuar mbi themelet e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë funksionale.

Ai theksoi se është nevoja për një drejtësi jo vetëm të pavarur, por edhe që jep llogari për rezultatet e saj. Sipas tij kjo kërkon transparencë, standarde të qarta etike dhe profesionale.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një drejtësi që jo vetëm është e pavarur, por edhe që jep llogari për rezultatet e saj. Kjo kërkon transparencë, standarde të qarta etike dhe profesionale, si dhe një kulturë të re institucionale që e sheh llogaridhënien jo si kërcënim, por si pjesë përbërëse të legjitimitetit të saj”, tha Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit