Një 27-vjeçar nga Azerbajxhani u arrestua, pasi ndihmonte emigrantët nga Vendet e Treta që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
27-vjeçari me iniciale M.N., u arrestua në vendin e quajtur “Ura e Hotit” në fshatin Kastrat, teksa po shoqëronte 4 persona nga Azerbajxhani. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë.
Nga hetimet dyshohet se 27-vjeçari ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Malin e Zi, kundrejt pagesës.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.