Një shpërthim me bombë ka ndodhur në Beit hanun në veri të Gazës. Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se pesë ushtarë janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, kur një patrullë këmbësore nga Batalioni Netzah Yehuda po kalonte qytetin Beit Hanoun.
“Ushtarët e këmbësorisë u goditën nga një bombë e vendosur në anë të një rruge pak pas orës 22:00 (19:00 GMT) të hënën, gjatë operacioneve tokësore në Beit Hanoun. Ushtarët po vepronin në këmbë dhe nuk ndodheshin brenda një automjeti”, u njoftua përmes Radios së Ushtrisë Izraelite.