-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shyhet seanca e dosjes “Plumbi i artë”, tërhiqet avokati i Henrik Hoxhajt

Kryesoret

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për dosjen e Plumbit të Artë ka dështuar. Kjo për shkak se avokat Gent Rumano ka hequr dorë për mbrojtjen e të pandehurit Henrik Hoxhën.

Përveç këtij edhe avokati i caktuar Shpëtim Kodhelaj ka hequr dorë dhe ka thënë se është proces i gjatë. Në seancë ishin të pranishëm Nuredin Dumani, Skerdi Tase si dhe Erion Alibej.

Pjesë nga seanca:

Henrik Hoxhaj: Doja te kisha një avokat tjetër.

Prokurori Behar Dibra: Ka ngelur pa mbrojtje, por ne kërkojmë vazhdimin e seancës pavarësisht se kjo e bën të pamundur. A je i sigurt? Se ti mund të vish prap dhe na thua te vijojë me Rumano. Kjo sjell tejzgjatje të kota.

Henrik Hoxhaj: Dua avokat.

Prokurori Behar Dibra: Të pezullohen afatet e paraburgimit në këto kushte dhe e shtyjmë. S’kemi cfarë të bëjmë

Në këto kushte, Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën e sotme dhe të pezullojë afatet e paraburgimit. Ndërkohë seanca e radhës është vendosur më datën 10 Korrik, në orën 10:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit