Policia e Tiranës njofton se më 4 korrik në rrugën “Myslym Shyri” një 24-vjeçar nga Tirana përplasi me makinën e tij një burrë 29 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
I plagosuri mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi nuk është punonjës policie dhe ndaj tij është nisur procedim penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ai është gjobitur, makina e tij është bllokuar dhe i është tërhequr leja e drejtimit.