Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla në rrjetin e tij social ka shprehur ngushëllime familjes së 27-vjeçarit që humbi jetën në Lipjan.
Sveçla shprehet se sapo është informuar me ngajrje ka kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës. Ai nënvizon që pret sa më shpejt të zbardhet e vërteta dhe të zbulohen rrethanat e vdekjes së 27-vjeçarit.
Sveçla thotë që policia e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besuar dhe më kredibil në vend, falë përkushtimit dhe transparencës në shërbim të qytetarëve.
“Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Pres që sa më shpejt, të zbardhet e vërteta dhe të gjitha rrethanat si dhe familjarët dhe opinioni publik të njoftohen me të gjitha të gjeturat dhe epilogun e këtij rasti. Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.”, shprehet Sveçla.