Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa reagoi pas lirimit të ish-deputetit Ervin Salianji, duke theksuar se fundi i zgjedhjeve ka ulur presionin politik dhe ka mundësuar zbatimin e ligjit nga gjykata.
“Liria e shprehjes mbrohet edhe me burg, opozitarizmi nuk shitet as me kosto lirie, ky është frymëzim për çdo opozitar që ka dyshim për rrugën e tij në këto vite të gjata opozite dhe presioni nga pushteti,” shkroi Zhupa në një postim në rrjetet sociale.
Salianji u lirua sot pas kryerjes së 10 muajve burg për kallëzim të rremë publik, dënim që PD-ja e cilësonte si të motivuar politikisht për ta penguar në zgjedhjet parlamentare të majit.