Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, është shpallur fajtor nga një gjykatë në Madrid për fshehje të të ardhurave në vitin 2014, gjatë mandatit të tij të parë te klubi spanjoll.
Gjykata e dënoi atë me një vit burg dhe një gjobë prej mbi 386 mijë eurosh, por tekniku italian nuk do të vuajë dënimin, pasi ai ka shlyer më herët detyrimet tatimore të prapambetura – një shumë që kapte vlerën e mbi 1 milion eurove.
Ndërkohë, për vitin fiskal 2015, Ançeloti është shpallur i pafajshëm.