Kanë dalë në dritë detaje të reja nga aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez Diogo Zhota dhe vëllait të tij, Andre Silva, në provincën Zamora, Spanjë.
Autoritetet spanjolle konfirmojnë se 28-vjeçari i Liverpoolit po drejtonte Lamborghinin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar kur njëra nga gomat e pasme shpërtheu gjatë një parakalimi në autostradë.
Si pasojë, makina doli nga rruga, u rrokullis dhe mori flakë menjëherë.
Hetimet paraprake tregojnë se Zhota ishte drejtuesi i mjetit, por ekspertiza përfundimtare pritet të nxjerrë më shumë detaje, ndërsa zjarri i fuqishëm e ka vështirësuar shumë punën e autoriteteve.