23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Babai i tij kishte kallëzuar në polici pasi djali i tij nuk kishte shkuar në shtëpi.
Sipas detajeve të reja, nga hapja e kamerave gjatë rrugës është parë një makinë që po shoqëronte automjetin e 23-vjeçarit nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.
Dyshohet se 23-vjeçari është rrëmbyer. Ndërsa ekspertiza nga Tirana ka përcaktuar se zona e fytit e 23-vjeçarit është nxirë dhe në trup ka disa plagë.
Ndërkohë një grup i posaçëm po merret me zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.








