-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EUROPOL operacion në Itali, arrestohen 28 persona, mes tyre shqiptarë

Kryesoret

Operacioni ndërkombëtar i koordinuar nga Europol ka sjellë në arrestimin e 28 personave të dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal me mafian italaine “Ndrangheta”. Mes të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë dhe një italian nga Kalabria, i dyshuar si organizatori i rrjetit të kokaiës në zonën San Basilio të Romës, së bashku me tre djemtë e tij.

Sipas EUROPOL, shqiptarët dyshohet se ishin përgjegjës për nxjerrjen e ngarkesave nga porte në Spanjë dhe Holandë, si dhe për transportin drejt Italisë, ku lënda narkotike shpërndahej në qytete të ndryshme, përfshirë edhe kryeqytetin italian.

Grupi kriminal sipas autoriteteve ka trafikuar të paktën 1 ton kokainë dhe rreth 1.5 ton hashash në 80 episode të dokumentuara.

Anëtarët shqiptarë të këtij rrjeti dyshohet se organizonin nxjerrjen e ngarkesave nga porte të ndryshme spanjolle dhe holandeze, si dhe transportin e mëvonshëm në Itali. Përveç kësaj, ata ishin përgjegjës për shitjen e drogës në pjesë të tjera të Romës.

Hetimet tregojnë se kokaina e shitur në Itali është blerë në Amerikën e Jugut dhe është transportuar në kontejnerë në porte anembanë Evropës. Transporti nga porti i Gioia Tauro në Kalabri për në Romë dyshohet se është lehtësuar nga ndërmjetës kriminelë kalabrezë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit