Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar pasi u kap duke u kujdesuar për bimë narkotike në fshatin Gjuricaj.
Gjatë operacionit policia gjeti në fshatin Gjuricaj 150 bimë të dyshuara narkotike, cannabis sativa dhe më pas u asgjësuan me anë të djegies. Agron Gjozi dyshohet se autor i kultivimit të bimëve narkotike.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.








