-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë në protestë: Bashkia nuk na ofron zgjidhje

Kryesoret

Tregtarët ambulantë në qyttin e Laçit kanë protestuar sot përpara bashkisë së Kurbinit. Ata po protestojnë pasi u është kërkuar largimi nga hapësirat ku ushtronin aktivitetin e tyre prej vitesh. Tregtarët shprehen se bashkia nuk u jep zgjidhje dhe ata nuk kanë mundësi të tjera për të siguruar të ardhmen.

“Kam 15 vite shitëse ambulante, merrem me shitjen e rrobave. Burrin e kam me dializë. Ne kemi dalë për hall jo për qejf.Dje më erdhi policia dhe më tha ose hiqi rrobat nga aty ose do t’i marrim e do ti hedhim te kamionçina. Bashkia nuk po na jep rrugëzgjidhje, nuk kemi përkrahje”, tha një shitëse ambulante.

Ndërsa një shitës tjetër u shpreh se ka shtatë vite që punon aty dhe paguan 180 mijë lekë qira.

“Kam 16 anëtarë në familje, gruan e kam sëmurë. Bashkia nuk na ka ofruar asnjë zgjidhje. Ku do të shkojmë ne, asnjë lloj të ardhure nuk kemi”, tha një shitës tjetër ambulant.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit