Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh nga Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, i cili thekson gatishmërinë e NATO-s për të përdorur fuqinë ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një nivel që rivalët nuk mund ta arrijnë.
Rubio nënvizon se kjo përgatitje e lartë është një mjet i rëndësishëm për të parandaluar shpërthimin e luftërave të reja dhe për të ruajtur stabilitetin global.
“NATO është sot shumë më e fuqishme dhe e aftë të veprojë në mënyrë të koordinuar në fusha të ndryshme, duke parandaluar kështu konflikte të mundshme,” tha Rubio në mesazhin e tij.
Deklarata pasqyron angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e aleancës dhe mbrojtjen e paqes në botë.