-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

McAllister flet në PE: Zgjedhjet e 11 Majit u njollosën nga abuzimi

Kryesoret

Eurodeputeti David McAllister u shpreh në Parlamentin Europian se Shqipëria duhet të marrë masa urgjente për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar pavarësinë e sistemit gjyqësor duke mos i bërë presion politik.

“Zgjedhjet parlamentare në maj të këtij viti u zhvilluan në një ambient thellësisht të polarizuar. Ka bojkotime të shpeshta të parlamentit, përplasje të vazhdueshme dhe mungesë dialogu të vërtetë.

Siç dëgjuam edhe më herët, misioni ynë i vëzhgimit të zgjedhjeve, i udhëhequr nga kolegu ynë Michael Gahler, konfirmoi se këto zgjedhje ishin konkurruese, por u njollosën nga abuzimi me burimet publike dhe blerja e votës. Zbatimi i kufizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të siguronte një fushë loje të barabartë.

Rruga përpara kërkon më shumë sesa rregullime teknike. Ajo kërkon vullnet politik dhe një konsensus të gjerë. Reforma e vërtetë nuk mund të vijë nga një parti e vetme. Ajo kërkon dialog, besim dhe përfshirje midis të gjitha forcave politike shqiptare.

Bashkimi Evropian, dhe veçanërisht Parlamenti Evropian, është i gatshëm të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reformë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit