-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos prekni nënat tona”- Mbyllet protesta në Theth, hapet rruga

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm situata në fshatin Theth ishte mjaft e tensionuar. Banorë të zonës që kanë ndërtuar bujtina dhe që tani i kap aksioni për t’i larguar u ngritën për të protestuar.

Bllokuan rrugën dhe urën e fshatit për të penguar vijimin e aksionit të IKMT-së për heqjen e disa objekteve të vendosura në tokat e tyre. Policia ndërhyri duke i larguar. Pas disa minutash situata u qetësua, por problemi nuk u zgjidh.

“Mos prekni nënat tona, ndalni aksionin” ishin thirrjet e tyre duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të ndaluar prishjen e objekteve që, sipas tyre, janë ndërtuar në tokën e tyre dhe pa elementë betoni, vetëm me materiale druri tradicionale.

Ky aksion ka nisur para dy ditësh me qëllim heqjen e objekteve e vendosura në mënyrë të paligjshme, kryesisht ato të përshtatura për bujtina turistike.

Protestë dhe lot në Theth/ Pronarët: Rama na hodhi në rrugë të madhe

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit