Tirana pas largimit të Gentian Selmanit ka gjetur portier të ri dhe ai është Angelos Tafas.
lajmi është konfirmuar nga klubi i Tiranës, ku i ka uruar mirëse ardhjen Angelos Tafa. Portieri 25-vjeçar në të kaluarën ka luajtur me Kukësin dhe Teutën në Shqipëri.
“Klubi i Futbollit Tirana prezanton afrimin më të ri në radhët e saj, portierin Angelos Tafas.
Me një profil serioz dhe të konsoliduar në portë, Tafas vjen si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri, duke sjellë siguri, përvojë dhe karakter në prapavijën bardheblu. I njohur për refleksin e shpejtë dhe përqendrimin maksimal në momente kyçe, ai është gati të bëhet një mur i pakalueshëm përballë çdo kundërshtari.
Portieri 25-vjeçar ka zhvilluar një karrierë solide në Greqi dhe në Shqipëri, ndërsa tani sfida e radhës e pret në kryeqytet, aty ku pritshmëritë janë të mëdha, ashtu si historia jonë. Mirë se erdhe në klubin më me shumë trofe në Shqipëri, Angelos Tafas”, shkruan klubi i Tiranës.









