Pesë policëve u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, me dyshimin se veprimet e tyre kanë sjellë vdekjen e Agon Zejnullahut. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, në kuadër të çështjes për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se paraburgimi është masa më e përshtatshme në këtë fazë të hetimeve, duke theksuar se masa të tjera nuk do të garantonin suksesin e procedurës.
Ngjarja ka ndodhur më 7 korrik 2025, në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan, ku pesë të dyshuarit, duke vepruar së bashku dhe nga pakujdesia, kanë shkaktuar vdekjen e Agon Zejnullahut..