-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë dhe lot në Theth/ Pronarët: Rama na hodhi në rrugë të madhe

Kryesoret

Protestë dhe lot në Theth. Banorët e zonës që kanë ngritur disa bujtina për turizëm i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndalë aksionin. Njëri prej tyre thotë se aty ka investuar të gjitha kursimet e jetës dhe tani i ngelet të dalë në rrugë të madhe.

“Shpenzimet e gjithë jetës, jam mbytur në borxhe e tashmë po na i prishin të gjitha. Kam shtëpi druri pa beton pa asgjë. I kam vendosur tokën time. Kemi kërkuar leje por na kanë thënë të presim. Toka është e imja, e trashëguar.

Kërkojnë ndihmë nga shteti që të mos na i prishë. Unë jam i pamundur për të jetuar, kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Na ka mbetur veç të vdesim. Nëpërmjet protestës kërkojmë që shteti të na lërë të jetojmë.

Kanë thënë vetë që të investojmë, tani nuk na lënë. Këtu nuk ka asnjë beton, siç kanë thënë ashtu kemi investuar. Tani nuk kam më asnjë para për të investuar”, tha ai.

Aksioni në Theth, banorët bllokojnë urën në hyrje të fshatit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit