Prokuroria e Posaçme u është përgjigjur gazetarëve për disa dosje të nxehta.
“Kemi nisur procedimin penal për ndërhyrje në sistemin TIMS. Hetimi është në fazë fillestare”.
Këtë e konfirmoi prokuroria e posaçme e pyetur nga gazetarët. Ende nuk ka detaje konkrete për rastin.
I pyetur për dosjen e 21 Janarit, SPAK deklaroi se “Hetimet janë ende në zhvillim”. Për krimet zgjedhore po shfryhen hetimet.
“Për 43 raste hetimi nuk filloi” tha SPAK. Po hetimi për tunelin e Llogorasë? “Nuk ndajmë informacion” tha SPAK.