Një shi i rrëmbyeshëm ka rënë dje në jugperëndim të SHBA, New Mexico. Si pasojë janë vrarë tre persona, përfshirë dy fëmijë të vegjël dhe janë bllokuar dhjetëra të tjerë në shtëpitë dhe makinat e tyre në vendpushimin Ruidoso.
Fëmijët, të moshës katër dhe shtatë vjeç dhe një burrë u rrëmbyen nga ujërat e rrëmbyeshme dhe më vonë u gjetën të vdekur.
“E pashë videon. Nuk e dimë nëse kishte ndonjë në shtëpi”, tha Danielle Silva, një zëdhënëse e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Emergjencave të New Mexico-s.