-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Europa na sheh ndryshe, qeveria me lupën e 35 viteve më parë

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit që u zhvilluar dje në Parlamentin Europian mbi raportin për Shqipërinë.

Tabaku shprehet se shqiptarët po sillen si europianë në punë, përpjekje dhe në sakrifica.
Sipas saj pengesa kryesore për integrimin evropian mbetet qeverisja dhe mazhoranca aktuale.

Ajo shprehet se Shqipëria ka nevojë pr reforma në ekonomi duke filluar nga bizneset dhe të shkojnë deri tek demokracia.

“Shqiptarët çdo ditë sillen si europianë – në punë, në përpjekje, në sakrifica. Në çdo aktivitet që kryejnë për familjen e tyre dhe në sjelljen ndaj shtetit.

Fatkeqësisht, pengesa kryesore për integrimin europian vazhdon të mbetet qeverisja. Pengesa kryesore e Shqipërisë është mazhoranca aktuale. Ashtu siç përmendet në raportin e Parlamentit Europian, i cili u diskutua dje dhe po votohet sot – Shqipëria është një sfidë jashtëzakonshme për demokracinë dhe institucionet.
Nga zgjedhjet me probleme, presioni mbi administratën, blerja e votës, intimidimi i votuesve dhe përdorimi i shtetit në funksion të fushatës – janë të gjitha fenomene që nuk duhet të ekzistonin në Shqipërinë e vitit 2025, por ekzistojnë.

Nga ana tjetër, një tjetër pengesë madhore është korrupsioni. 80% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni e pengon jetën e tyre, kryesisht në shëndetësi, polici, arsim, pronë, hipotekë dhe biznes.

Shqipëria ka nevojë për një qasje krejtësisht të re. Për një përfshirje të gjerë. Për reforma që ndihen në ekonomi. Një ekonomi që prodhon për të gjithë, jo për pak njerëz.

Reformat duhen të fillojnë nga biznesi dhe të shkojnë deri tek demokracia – me institucione që balancohen, me një parlament që ka rol, dhe akoma më thelbësore – me zgjedhje që respektojnë standardet.

Sot, 35 vite pas rënies së diktaturës, Shqipëria ende nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira. Ende përdoret partia-shtet në çdo qelizë për të ndikuar e për të manipuluar rezultatin.
Këto janë çështjet kryesore që ngriti raporti i Parlamentit Europian. Këto janë sfidat që ka Shqipëria sot. Dhe kjo është rruga që duhet ndjekur: reforma të thella, gjithëpërfshirëse dhe një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si funksionon shteti.

Europa na sheh ndryshe. Ndërkohë që qeverisja vijon të na shohë me lupën e 35 viteve më parë.”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit