Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në jug të vendit në Guatemalë.
Tërmeti kishte një hipoqendër vetëm 9 km të thellë dhe një epiqendër pranë San Vicente Pacaya në departamentin e Escuintla. Si pasojë e tërmetit raportohen dy viktima të cilat ishin në makinë dhe u varrosën nga një rrëshqitje dheu.