Mesditën e sotme një zjarr ka rënë në fshatin Plovisht të Njësisë Administrative Gorë, bashkia Maliq.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e disa turistëve që e kanë lënë ndezur. Nga zjarri janë djegur një sipërfaqe bujqësore prej 1 hektarë.
Në operacionin e shuarjes morën pjesë 2 mjete zjarrfikëse me 7 efektivë, 10 forca të pyjores, 4 vullnetarë dhe 2 mjete. Gjithashtu në ndihmë shkuan edhe 3 forca të policisë së shtetit me 2 mjete të tyre.
Autoritetet lokale dhe strukturat e mbrojtjes civile apelojnë për më shumë kujdes, veçanërisht në këto ditë me temperatura të larta, për të shmangur ngjarje të tilla që rrezikojnë mjedisin dhe sigurinë publike.