27-vjeçari Agon Zejnullahu në Lipjan vdiq me 6 korik, pak pasi u arrestua nga policia. Ai u arrestua pasi dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte disa automjete e kalimtarë.
Inspektorati Policor ka arrestuar pesë zyrtarë policorë, pasi dyshohen për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”. Pesë policët e dyshuar do të dalin sot para Gjykatës në Lipjan në orën 10:30.
Familjarët e viktimës kanë deklaruar para mediave që kërkojnë drejtësi, si dhe janë të zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.