Një 23-vjeçar u gjet i pajetë dje në afërsi të liqenit të Shkopetit. 23-vjeçari Renis Dobra u gjet pasi babai i tij kishte kallëzuar në polici për humbjen.
Dyshohet se 23-vjeçari është ndjekur nga një makinë tjetër dhe më pas është dhunuar dhe futur në automjetin e tij. Më pas së bashku me automjetin është hedhur në liqen, por për shkak të rrokullisjes ka dalë.
Ai kishte disa mavijosje në zonën e qafës dhe shenja në trup. Sipas ekspertizës dyshohet se ai mund të jetë mbytur me litar. Policia ka shoqëruar 4 persona që kishin probleme me 23-vjeçarin. Ata kanë dëshmuar se i kanë mbyllur kohë më parë problemet që kanë pasur dhe më pas janë lirura nga policia.