Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës, ku një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të banesës ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Petraq Shomo”, rreth orës 18:50.
I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e mundshme të kësaj ngjarjeje.