Ministri Tulant Balla ka zhvilluar një inspektim në njësinë administrative nr.2 në Tiranë në lidhje me lirimin e hapësirave publike. Balla shprehet se procesi i lirimit të hapësirave publike do të vazhdojë pa ndërprerje për të garantuar akses për të gjithë qytetarët.
“Hapësirat publike mes pallateve janë pronë e përbashkët e banorëve dhe nuk mund të privatizohen nga askush, pavarësisht se kush ka qenë pronari i dikurshëm i tokës.”, tha ai.
Balla kërkoi një kujdes më të shtuar nga institucionet përgjegjëse për hapësirat publike që të jenë sa më të pastra dhe të sigurta.
“Hapësirat e përbashkëta duhet të jenë të pastra dhe të sigurta për të gjithë: për nënat me fëmijë, për fëmijët dhe për të moshuarit. Nuk mund të kthehen në vende grumbullimi mbeturinash apo të pengohen nga parkime pa rregull,” theksoi ai.