-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputetja e PS për ndërhyrjen në Theth: Natyra dhe historia s’falin

Kryesoret

Marjana Koçeku, deputetja e cila fitoi mandatin në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me protestën që u zhvillua dje në Theth. Banorë të Thethit janë përplasur me policinë dhe IKMT teksa po prishnin ndërtesat pa leje në zonë.

Koçeku shprehet në rrjetin e saj social se në Theth është prekur një plagë që po thellohej çdo ditë pasi lidhet me identitetin dhe estetikën kulturore e natyrore. Ajo thotë se Rama dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci kanë bërë një ndërhyrje të domosdoshme në mbrojtje të Thethit, të cilin e quan kopertinë të turizmit shqiptar.

“Dje ne Theth u prek nji plage qe po thellohej dita dites e që lidhet me identitetin dhe estetiken tone kulturore e natyrore. Plaga e ndertimeve pa identitet, pa historik e pa miratim ligjor.

Kryeministri @ediramaal dhe kryetari @becibenet kane ba nji nderhyrje te domosdoshme ne mbrojtje te fshatit Theth qe asht edhe kopertina e turizmit shqiptar.

Duhet respektu nji standart i mirefillte estetik, urbanistik dhe ligjor ne zonat historike dhe turistike.

Per hir te t’pareve tane te mos e vrasim identitetin! Natyra dhe historia s’falin.”, shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit