Në mesnatë një zjarrë ka rënë në një restorant në Theth. Restoranti është shkrumbuar thuajse plotësisht dhe për shuarjen e tij kanë ndërhyrë banorë të zonës.
Pronarja e restorantit Aida Gjeçaj në një prononcim për mediat ka deklaruar se restoranti është ndërtuar nga 15 vite, si dhe ia lënë në dorë drejtësisë për të zbuluar shkakun e zjarrit. Ajo ka shprehur se dëmi që është shkaktuar është rreth 150 mijë euro, si dhe ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt. Pronarja ka thënë se zjarri mund të jetë vendosur edhe qëllimisht.
“Thashë nuk kam procedim për prishje sic mund të kenë një pjesë e banorëve sepse s’kam marrë veprime për ndërtime që mund të penalizohesha. Kam zgjedhur të punoj në nivel të ulët, me restorantin, me një kuzhinë të hapur, me 5 dhoma.Dëmi i shkaktuar në këtë godinë, e cila është ekologjike, është një strukturë parafabrikat, kostoja e ndërtimit të saj që e kemi përfunduar vitin e kaluar është afërsisht 150 mijë euro. Kështu që dëmet janë vetëm materiale, dëme kanë çdokush me dashje apo pa dashje. Përderisa nuk është energjitike, ia lë në dorë drejtësisë dhe ata që janë eksperta këtë punë. Ua lëmë atyre në dorë. Duke qenë se familjarisht jemi të lidhur me drejtësinë, ia kemi besuar. Besojmë te ligji dhe shteti dhe nuk e di, presim që veprimet të bëhen dhe e vërteta herët a vonë do të dalë.”, thotë ajo.