-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja ‘Plumbi i artë’/ Avokatët përplasen me prokurorin, shtyhet seanca

Kryesoret

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i artë” pati përplasje mes 3 avokatëve dhe prokurorit. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK që të merrte në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe të Erion Alibejt.

Ky vendim nuk u pëlqeu tre avokatëve Gentian Rumano, që mbron Henrik Hoxhë, Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi, që mbrojnë Altin Ndocin. Ata kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit gjyqësor.

Kështu seanca u zhvillua me debate mes prokurorit Behar Dibra dhe avokatit Gentian Rumano. Avokati u largua nga salla dhe seanca u shty për me 15 korrik në orën 10:00. Në seancë sot pritej edhe dëshmia e bashkëpunëtorit të tretë të drejtësisë në këtë proces, Skerdi Tase.

Debati:

Prokurori Dibra, gjykatës: A mund t’ia ndërprisni fjalën. A mund ta ndërprisni dhe ta nxirrni jashtë!

Rumano: Znj. kryetare unë e bëj këtë kërkesë, pasi në Apel, gjykata , më thonë “a e bëre kërkesën në momentin e duhur”. Ky është momenti i duhur.

Prokurori: A mund ta ndërprisni, sepse nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti. Idiotësirat e këtij idioti!

Av.Rumano: Ju sapo konsumuat një vepër penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit