Prej një jave, banorët e lagjes “5 Maj” në Elbasan janë pa furnizim me ujë të pijshëm, në një kohë kur temperaturat kanë kaluar 40°C. Mungesa e njoftimit nga autoritetet ka shtuar pakënaqësinë, ndërsa qytetarët thonë se po detyrohen të mbushin ujë nga zona të tjera të qytetit.
“Askush nuk na ka njoftuar. Jeta është bërë e pamundur në këtë vapë,” thotë një prej banorëve.
Kjo situatë vjen ndërkohë që po diskutohen propozime për rritjen e çmimit të ujit në nivel qarku, nga 40 në 60 lekë për metër kub. Deri tani, Ujësjellësi i Elbasanit nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për mungesën e ujit.
Banorët kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të shërbimit dhe më shumë transparencë nga institucionet.