Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi sot takimin e tij të parë politik pas lirimit nga burgu, duke e nisur nga qyteti simbolik i Kavajës.
Ai mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të Josif Budos, të cilin e quajti “heroin e parë të demokracisë” dhe një figurë që përfaqëson Shqipërinë që lufton për liri dhe drejtësi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji vlerësoi Kavajën si qytet me histori qëndrese dhe krenarie demokratike.
Ai e përshkroi takimin si emocional dhe domethënës, duke u shprehur se u mirëprit nga qytetarë dhe demokratë të shumtë.