-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasani pritet nga homologia Braze: Letonia mbështet Shqipërinë në integrimin evropian

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Riga. Hasani u prit në takim nga ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze. Gjatë takimit, Hasani falenderoi Letoninë për mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

“Presim të thellojmë dialogun tonë dypalësh mbi reformat dhe të përfitojmë nga përvoja e Letonisë në fusha si qeverisja digjitale, administrata publike dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, tha Hasani.

Ai vizitoi kontingjentin shqiptar të Forcave të Armatosura në Kampin Ādaži.

“Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive,” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit