Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli.
Kjo kërkesë u dërgua në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për shkak të mosfillimit të hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.
Manja kërkon që ligji të zbatohet me rigorozitet në këtë çështje.