Në bashkinë e Fierit kanë nisur dorëheqjet e drejtorëve me përjashtim të atyre që janë emëruar pas muajit janar.
Sipas Lapsi.al Rama në mbledhjen në Fier ka kërkuar dorëheqjen e drejtuesve vendorë në Fier.
Drejtorët e OSHE, kadastrës, tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë emëruar muajt e fundit.
Pranë drejtorisë së burimeve njerëzore në bashkinë e Durrësit janë depozituar dorëheqjet e të gjithë drejtorëve në varësi nga bashkia.