Zjarri në zonën midis fshatit Dukat dhe Parkut të Llogarasë është aktivizuar gjatë natës. E favorizuar nga era mëngjesin e sotëm flakët kanë ndryshuar drejtim veri-lindje dhe zjarri është përhapur drejt zonës me pisha të Llogarasë.
Ndërkohë banorët e fshatit kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri pasi zjarri po përhapet me shpejtësi duke djegur pemë, pisha, bredha dhe bimësi.