-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rindërtimi i Ukrainës/ Rama: Jemi vendi i vogël, por s’ju lëmë në baltë

Kryesoret

“Shqipëria është një vend shumë i vogël, me pak burime dhe pa fuqi për të ndryshuar shumë në fushën e betejës, por kemi qenë dhe do të jemi krah Italisë dhe miqve e partnerëve tanë evropianë, kudo dhe kurdoherë që Ukraina do të ketë nevojë për ne”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës, e cila u mbajt këtë të enjte në Romë. Në fjalën e tij, kryeministri tha se Shqipëria do të jetë krah Ukrainës për mbrojtjen e integritetit të saj territorial.

“Ndërsa po bëjmë gjithçka të duhur për të mos e lënë Ukrainën në baltë, nuk do të jemi mjaftueshëm të fortë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për ta shpëtuar Ukrainën, nëse nuk kemi një plan të guximshëm, të besueshëm dhe tërheqës për paqen”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit