-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali në Sofje: Shqipëria, kampione e rajonit në rrugën drejt Europës

Kryesoret

Në vijim të vizitës zyrtare në Sofje, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit nga Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Kryetarja e Parlamentit, Nataliya Kiselova. Gjatë takimeve, Bullgaria rikonfirmoi mbështetjen e saj të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, duke e vlerësuar vendin tonë si një nga më të përparuarit në këtë proces.

Spiropali theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në fushën e sigurisë, integrimit euroatlantik dhe respektimit të të drejtave të pakicave. Presidenti Radev, nga ana tjetër, e quajti Shqipërinë një partnere të respektuar dhe një shembull për rajonin në rrugën drejt BE-së.

Gjatë vizitës, Spiropali zhvilloi gjithashtu një bashkëbisedim me diplomatë, studentë dhe përfaqësues të biznesit, ku prezantoi arritjet e Shqipërisë dhe objektivin e qeverisë për integrim të plotë deri në fund të dekadës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit